Peja del nga karantina - Bota Sot
Peja del nga karantina

Peja

Peja del nga karantina

Më: 5 maj 2020 Në ora: 18:30
Peja

Komuna e Pejës ka dalur nga karantina të marten, ka vendosur Ministria në detyrë e Shëndetësisë.

Vendimi për heqjen e karantinës është bërë i ditur pasditen e së martes.

“Shfuqizohet vendimi i Ministrit në detyrë të Shëndetësisë Nr.330/ IV/ 2020 i datës 24.04.2020… me të cilin Komuna e Pejës është shpallur zonë karantine”, shkruan në të.

Komuna e Pejës ishte vënë në karantinë më 24 prill, shkaku i numrit të madh të rasteve të të infektuarve me koronavirus.

Deri më tani nga karantina janë dalë Prishtina, Prizreni, Mitrovica e Veriut, Ferizaj, Suhareka, Klina, Vitia dhe Malisheva.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat