Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë: Situata po rëndohet çdo ditë, spitalet të mbingarkuara me pacientë me COVID-19

Peja

Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë: Situata po rëndohet çdo ditë, spitalet të mbingarkuara me pacientë me COVID-19

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 23:31
Institucionet shëndetësore në Pejë janë të mbingarkuara me pacinet të infektuar me coronavirus.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë, ka thënë se situata me COVID-19 në këtë qytet është duke u rënduar çdo ditë.

Përmes një njoftimi në Facebook, kjo drejtori ka bërë të ditur se institucionet shëndetësore në Pejë janë të mbingarkuara me pacinet të infektuar me coronavirus.

“Duke u nisur nga situata e rëndë nga dita e nesërme me orar 07:00-24:00 do të jetë i hapur aneksi i QMF-5 Fidanishte vetëm për aplikim terapisë të përshkruar nga reparti infektiv dhe i pomologjisë i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë për pacientët e infektuar”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetar,

Situata ne qytetin tonë po bëhet çdo ditë e më e rënd duke u rritur maksimalisht numri i të infektuarve me Covid 19.

Institucionet shëndetësore në Pejë në të dy sistemet (primar dhe sekondar) janë te mbingarkuara me pacient të infektuar me Covid 19 dhe të dyshuar në bazë të simptomatologjisë.

Duke u nisur nga situata e rëndë nga dita e nesërme me orar 07:00-24:00 do të jetë i hapur aneksi i QMF-5 Fidanishte vetëm për aplikim terapisë të përshkruar nga reparti infektiv dhe i pulmologjisë i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë për pacientët e infektuar.

Këtë vendim e marrim për të lehtësuar punën e këtyre dy reparteve mjekësore si dhe për tu gjendur sa më afër pacientëve në nevojë në këto ditë kritike që po kalojmë.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat