Në Spitalin e Pejës 11 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Peja

Në Spitalin e Pejës 11 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 70 pacientë me koronavirus, 43 prej tyre janë me oksigjenoterapi, ndërsa 11 persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19. 43 pacientë janë me oksigjenoterapi, 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët tjerë kanë një gjendje më stabile”.

Gjatë fundjavës në Spitalin e Pejës, 630 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

“Gjatë fundjavës të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 630 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. Nga këta 48 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat