Prokuroria kërkon paraburgimin e katër serbëve të cilët dyshohet se gjuajtën me armë në Istog

Peja

Prokuroria kërkon paraburgimin e katër serbëve të cilët dyshohet se gjuajtën me armë në Istog

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 20:51
Ilustrim

Radomir Kasaloviq, Predrag Mihajlovic, Goran Mihajlovic, e Milun Utvic dolën para Gjykatës Themelore të Pejës.

Disa krisma të armëve u dëgjuan në bjeshkët e Istogut të shtunën.

4 persona të nacionalitetit serb po gjuanin me armë zjarri, teksa përreth kishte edhe vizitorë të tjerë.

Këta të fundit menjëherë kishin lajmëruar policinë, të cilët arritën ti arrestonin të dyshuarit.

Ndaj 4 të arrestuarve, Prokuroria Themelore e Pejës bëri kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Seanca për këtë çështje penale u zhvillua këtë të hënë në Gjykatës Themelore në Pejë.

Ndaj, Radmomir Kasaloviq, Predrag Mihajlovic, Goran Mihajlovic e Milun Utvic rëndojnë dyshimet për përdorim të pa autorizuar të mjetit të rrezikshëm apo armës.

Këto pretendime i shpalosi prokurori i rastit.

Ndërkohë, nga të dyshuarit  vetëm Radomir Kasaloviq nuk e pranoi se kishte shkrepur me armë zjarri në bjeshkë, ndonëse tha se me vete kishte armë.

I njëjti kohë më parë ishte i dyshuar për vrasjen e Enver Zymberit, rast i cili tashmë është i mbyllur.

Ndërsa të tjerët e pranuan se kishin shtënë me armë dhe se për të njëjtat nuk kishin leje.

Avokatët mbrojtës të të dyshuarve, të cilët ishin shqiptarë të caktuar sipas detyrës zyrtarë, bënë kërkesën para Gjykatës që ndaj klientëve të tyre, të mos caktohet masa e paraburgimit.

Ata po dëshirojnë caktimin e ndonjë mase tjetër alternative.

Gjykata Themelore pritët që vendimin për aprovimin apo refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Themelore, ta jap të martën në ora 10:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat