Igumeni i Manastirit: Gjithmonë do t’i kundërshtoj punimet Deçan–Plavë

Peja

Igumeni i Manastirit: Gjithmonë do t’i kundërshtoj punimet Deçan–Plavë

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 20:33
Sava Janjiq

Punimet afër manastirit të Decanit, do të pezullohen.

Ky është vendimi i cili është marr në takimin e kryeministrit Avdullah Hoti të zhvilluar me kryetarin e Decanit, Bashkim Ramosaj.

Edhe pse këto punime janë pezulluar përkohësisht, Sava Janjiq thotë se do të jetë në vazhdimësi zëri kundërtuesh i këtyre punimeve.

Kryeministri dhe kryetari i Deçanit janë pajtuar që të pezullohen punimet në rrugën Deçan – Plavë, flet edhe Sava Janjiq.

Punimet u ndërprenë ditë më parë.

Pezullimi i punimeve në rrugën Deçan – Plavë, bëri bujë të madhe në Kosovë.

Ndërkohë, këtë të mërkurë as makineri të rënda nuk panë këndej pari.

E si pasojë e mospunimeve, rruga është mbuluar edhe me disa gurë që kanë rënë nga bjeshkët.

Edhe lëvizjet e makinave ishin të shpeshta, ndërsa patrullime gjatë gjithë kohës kishte edhe nga ana e Policisë së Kosovës si dhe nga KFOR-it Italian.

Banorët e kësaj pjese thonë që rruga duhet të bëhet doemos, pasi që ka një rëndësi të madhe jo vetëm për Deçanin, por për të gjithë Kosovën.

Ndërkohë, për tu sqaruar rreth kësaj çështje në Prishtinë erdhi kryetari i Deçanit.

Bashkim Ramosaj u takua me kryeministrin Avdullah Hoti, me të cilin kishte mospajtime ditëve të fundit.

Por, pas këtij takimi palët u pajtuan që pezullimi i punimeve të vazhdoj në këtë rrugë.

Hoti ka thënë se rruga Deçan – Plavë është shumë e rëndësishme për ekonominë e vendit dhe se do të ndërtohet duke zbatuar legjislacionin në fuqi.  

Por, me ngulm ndërtimin e kësaj rruge në këtë zonë po e kundërshton igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janijiq.

Sava Janjiq, igumen i Manastirit të Deçanit

Janjiq thotë se ka kontakte të rregullta me krerët institucional të Kosovës rreth zhvillimeve të fundit në këtë pjesë, ndërsa shton se për këto zhvillime ka njoftuar edhe drejtorin e ashtuquajturës “Zyra për Kosovë”, Marko Gjuriq.

Tutje, Sava Janjić ka komentuar edhe zërat se ky manastir tenton që të ketë eksterritorialitet, ku sipas tij nuk është e vërtetë.

Segmenti i rrugës Deçan-Plavë ka një gjatësi prej 14 km, ndërsa rreth 5km është rruga që është e paasfaltuar.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat