Nga e hëna edhe Komuna e Pejës fillon lëshimin e vulave apostile

Peja

Nga e hëna edhe Komuna e Pejës fillon lëshimin e vulave apostile

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 16:14
Foto Ilustrim

Agjencia e Regjistrimit Civil do të fillojë lëshimin e vulës apostile edhe në Komunën e Pejës.

Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur që ceremonia do të mbahet të hënën nga ora 11:00.

“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, fillon lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në Komunën e Pejës. Me këtë rast ju njoftojmë se prezent në këtë ceremoni do të jetë edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu”, thuhet në komunikatë.

Ceremonia do të mbahet me datën 26.10.2020 ( e hënë ), nga ora 11:00, në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Komunën e Pejës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat