I nominuar nga AAK-ja për kryetar të Pejës, Arbër Grabovci: Do të jemi bashkë, drejtë arritjes së qëllimit tonë!

Peja

I nominuar nga AAK-ja për kryetar të Pejës, Arbër Grabovci: Do të jemi bashkë, drejtë arritjes së qëllimit tonë!

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 20:05
Pamje nga takimi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot bëri zyrtare kandidatin për kryetar të Pejës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

AAK-ja me Arbër Grabovcin do të garoj në qytetin e Pejës.

Grabovci përmes një postimi ka folur për herë të parë si kandidat i AAK-së për qytetin e Pejës.

Ai u shprehë se ky është një nder dhe privilegj për të. Grabovci ka falendëruar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e degës së AAK-së në Pejë, Ali Berisha për besimin e dhënë.

Postimi i plotë:

Është nder dhe privilegj për mua, që sot zyrtarisht u nominova nga Kryetari z. Ramush Haradinaj, kandidat për Kryetar komune nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Pejë.

Me këtë rast, falenderoj Kryetarin z. Ali Berisha, shoktë dhe kolegtë e degës për propozimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në këtë rrugëtim, që e kemi nisur së bashku!

Do të jemi bashkë, drejtë arritjes së qëllimit tonë! Na priftë e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat