Fillojnë punimet në ndërtim të shtëpisë së familjes Kaçorraj në Llukë të Deçanit - Bota Sot
Fillojnë punimet në ndërtim të shtëpisë së familjes Kaçorraj në Llukë të Deçanit

Peja

E martë, 23 tetor 2018

Fillojnë punimet në ndërtim të shtëpisë së familjes Kaçorraj në Llukë të Deçanit

Nga: Adem Lushaj Më: 12 qershor 2018 Në ora: 18:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Familja dy anëtaresh Kaçorraj nga Lluka e Epërme e Deçanit, e cila jeton në kasollen prej druri, falë familjeve të vullnetit të mirë, së shpejti do bëhet me shtëpi të re, ngase punimet për ndërtim të shtëpisë së tyre, veç më kanë filluar. Kadriu, njëri nga tre djemtë e Musë Kaçorraj, në pamundësi financiare për të ndërtua shtëpi (pasi që është i pa punë, sikurse që është edhe gruaja e tij, Ariana), jetën e bënin në një shtëpizë të vogël prej druri. Por, njerëzit e vullnetit të mirë, të bamirësisë, me të kuptuar për gjendjen e kësaj familje, nuk kursyen nga xhepi, me qëllim të ndërtimit të një shtëpie për strehim të kësaj familje. Që të kursejnë të tjerët, familja Tahirsylaj nga Isniqi, pikërisht djemtë e ish punëtorit shumë vjeçar të arsimit, bijtë e mësuesit Malë, dhe familja e Metë Tolaj, nga Belegu, morën obligimin për strehim të familjes Kaçorraj, për ndërtimin e shtëpisë së tyre.  

Në nisjen e punimeve për vendosje të gurëthemelit, ku ishte edhe kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, dhe përfaqësuesi i dy familjeve (Tahirsylaj dhe Tolaj), Arsim Tahirsylaj, pronari i shtëpisë në ndërtim, Kadriu, nuk mund të fshihte lotët e gëzimit. Ai, nuk kishte pritur që dikush ti del në ndihmë në këtë kohë. Nuk iu besonte as syve e as veshëve, kur i uronin për nisjen e punimeve të shtëpisë që shumë e ëndërron. “Me hajr dhe e gëzofshi shtëpinë”, ishin fjalët e kryetarit Ramosaj, të pasuar nga të tjerët që ishin prezent. Mirëpo, kryetari i komunës, ka shprehur respekt të veçantë për donatorët, për familjet Tahirsylaj dhe Tolaj, e që sipas tij, populli shqiptar çdoherë është dalluar për humanitetin, sikurse që u tregua, edhe nga këto dy familje zemërgjerë. “Zoti ua dhashë dhe ua shpërbleftë me të mira në familjet e juaja”, iu kishte drejtuar Ramosaj, Arsim Tahirsylajt, familja e të cilit tashmë është e njohur për veprimet humanitare në komunë të Deçanit. Ndërsa, ky i fundit, me modesti dhe duke mos dashtë ti drejtohen fjalë mirënjohëse, as për shtëpinë e Kaçorrajve, e as të familjes Ukëhaxhaj nga Carrabregu, e uron Kadriun, me shpresë që sa më shpejtë ta gëzon shtëpinë që e meriton ta ketë, si çdo familje tjetër në nevojë. Isufi, kushëriri i Arsimit, ka treguar për projektet tjera që kanë realizuar djemtë e Malës (tashmë i ndjerë), që pos shtëpisë së familjes Ukëhaxhaj, kanë investuar edhe në shkollën e Prapaçanit (ku kishte punuar për shumë vite babai tyre), ashtu edhe në fshatin e tyre në Isniq. “Familja e tyre çdoherë ka treguar gatishmëri të ndihmon, ngase kanë në shpirt humanitetin”, ka thënë Isuf Tahirsylaj, i cili gjithashtu ishte treguar i gatshëm të jap kontribut sado të vogël qoftë, në përkrahje të familjes së Kadri Kaçorraj. Përderisa punët zhvilloheshin pa ndalë, Kadriu, me sy të përlotur, falënderonte gjithë ata që kishin treguar interesim për ta ndihmuar, e në veçanti bashkëvendësit e tij, si në Llukë, ashtu edhe në botën e jashtme. “Ua kthefshim me të mira”, ishin fjalët përshëndetëse të familjes Kaçorraj, që prisnin dhe përcillnin njerëz që tregonin dashamirësi për punimet e nisura për sigurim të kulmit mbi kokë të kësaj familje.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test