Yagcilar: Pakoja ligjore e reformës së administratës publike instalon profesionalizëm - Bota Sot
Yagcilar: Pakoja ligjore e reformës së administratës publike instalon profesionalizëm

Peja

E premte, 16 nëntor 2018

Yagcilar: Pakoja ligjore e reformës së administratës publike instalon profesionalizëm

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 16:25
Ky debat u organizua në bashkëpunim midis MAP, Komunës së Pejës si dhe OJQ-Syri i Vizionit, ndërsa pjesëmarrës ishin përfaqësues të komunave të rajonit të Pejës, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe mediat.

Ministria e Administratës Publike (MAP) ka mbajtur debatin e radhës për rajonin e Pejës për pakon ligjore të reformës së administratës publike që përfshinë projektligjin për administratën shtetërore, projektligjin zyrtarët publike si dhe projektligjin për pagat.

Ky debat u organizua në bashkëpunim midis MAP, Komunës së Pejës si dhe OJQ-Syri i Vizionit, ndërsa pjesëmarrës ishin përfaqësues të komunave të rajonit të Pejës, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe mediat.

Në prezantim para qytetarëve të rajonit të Pejës, ministri i Administratës Publike  Mahir Yagcilar tha se pakoja ligjore e reformës së administratës publike përbën shtyllat e shtetit, pasi rregullon çështje qenësore të funksionimit të mirëfilltë dhe demokratik të institucioneve publike me qëllim të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarit, llogaridhënien dhe transparencën e sistemit shtetërore.

“Pakoja ligjore e reformës së administratës publike instalon meritokraci, profesionalizëm dhe etikë në administratën publike dhe kështu ndërton besimin e publikut në qeverisje dhe ofrimin e shërbimeve,” tha ai.

Kryetari i Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri, tha se pakoja ligjore e reformës së administratës publike, është një nismë jashtëzakonshme për të rregulluar administratën publike të jetë transparente dhe llogaridhënëse.

Ai tha se komunat kanë nj rolë të rëndësishëm në zbatimin e proceseve demokratike dhe përmirësimin e besimit të qytetarëve në shtet, andaj komuna e Pejës përkrah përpjekjet  e tilla për reformën e administratës publike. 

Ndryshe, MAP po organizon debate nëpër komunat e Kosovës jo vetëm për të konsultuar institucionet komunale, por edhe qytetarët dhe shoqërinë civile, me qëllim që të identifikohen hapësira për përmirësim në këto tre projektligje për të ndërtuar shtylla të fuqishme të një shteti demokratik e funksional.

Ministria e Administratës Publike ka publikuar në platformën e konsultimeve publike draftet aktuale të projektligjeve dhe gatë periudhës dy javore do të organizojë takime të drejtpërdrejta në të gjithë regjionet për të njoftuar dhe konsultuar qytetarët, institucionet, shoqërinë civilë dhe të gjithë palët e interesuara me projektligjet  në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test