Vazhdon renovimi i Spitalit të Pejës - Bota Sot
Vazhdon renovimi i Spitalit të Pejës

Peja

Vazhdon renovimi i Spitalit të Pejës

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 09:35
Renovimi i Spitalit të Pejës

Investimet në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, po vazhdojnë me meremetimin dhe fasadimin e të gjitha mureve të jashtme, derisa ka filluar edhe renovimi i tërësishëm i dy reparteve atij të Infektives dhe Psikiatrisë.

Deri sa projekti i parë ai i investimeve është duke u financuar nga një grand nga Qeveria dhe Banka Botërore, projekti i renovimeve të këtyre dy reparteve është duke u bërë nga buxheti i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

Sipas njoftimit të spitalit, në këtë projekt parashihet të bëhen instalimi i ri i rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit, rrymës, renovimi i tërësishëm i nyjave sanitare, pastaj shtruarja e dyshemeve, zëvendësimi i dyerve dhe suvatimi i mureve.

Shuma e investimit në rregullimin e repartit të Infektives dhe Psikiatrisë është 96.158 euro, ndërsa, që projekti parashihet të përfundojë për 60 ditë pune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...