Rreqebulli Ballkanik gjendet i vdekur në Pejë - Bota Sot
Rreqebulli Ballkanik gjendet i vdekur në Pejë

Peja

E mërkurë, 17 tetor 2018

Rreqebulli Ballkanik gjendet i vdekur në Pejë

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 16:25
Momenti i identifkimit nga banorët (majtë). Momenti i identifikimit nga ERA (djathtë) ©ERA, Dardan Duleniku.

Një Rreqbull Ballkanik është gjendur i vdekur në parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna, Pejë.

Këtë e ka bërë të ditur Organizata ERA që e ka gjetur dhe konfirmuar vdekjen e tij, përcjell Bota sot.

Kjo është komunikata e plotë:

Popullata e Rreqebullit Ballkanik rrezikohet për zhdukje. Gjindet i vdekur në parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna, Pejë.
Organizata Environmentally Responsible Action (ERA) group, e gjen të vdekur trupin e Rrëqebullit Ballkanik në parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna.  Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës (AUV) i është pergjigjur ERA-së që trupi është i dekompozuar dhe nuk mund të kryhet obduksion i plotë. Shkaqet e vdekjës ende nuk dihen. Ka reaguar Kryetari i Komunës së Pejës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Rrjeti i Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit (BLRP) dyshon që Rreqebulli është vrarë. Pozicioni fizik i rrëqebullit të vdekur mbi degë duket jo i natyrshëm.

Pasë gjetjes së trupit ERA kërkoj që ta dërgoj trupin me urdhër zyrtar është dërguar ne laboratorin e AUV, Setori i Patologjis dhe Histologjise. Ata e kanë pranuar trupin por e kanë konfirmuar që është Rrëqebull dhe e kane vlerësuar trupin si të dekompozuar. Për analiza të mëtutjesh ERA ka marrë mostrat të materialit gjenetik dhe do të dergohen në Zvicer.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri: “Rrëqebulli që jeton në Kosovë është i llojë i rrallë për të gjithe botën. Ndihem shumë i shqtësuar që kemi humbur një Rrëqebull. Unë si kryetar do të bejë më të mirën që të ruajë ketë vlerë botërore.”

Për rastin ka reagur edhe Ministria e Planifikimit e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinore. Ministria ka shprehë shqëtësimet e tyre dhe statusin ligjorë të Rrëqebulli në Kosovë.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimt Hapsinore, Kabineti i Ministres Albena Reshitaj: “Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, ndanë shqetsimin e njëjtë me organizatën "Environmentally Responsible Action (ERA)", Rrëqebulli është një lloj plotësisht i mbrojtur dhe gjuetia e tij ndalohet rreptësishtë edhe me Kodin Penal t? Kosovës, ku neni 359, paragrafi 4 parasheh dënimi prej 3 muaj deri 3 vite burgim për këdo që gjuan lloje të rrezikuara ose të rralla të kafshëve. MMPH-ja, u bënë apel të gjithë qytetarëve të Kosovës, të raportojnë për cdo veprimtari të dyshimtë të gjuetisë ndaj specieve të rralla dhe të mbrojtura me ligjet e Kosov?s.”

Ketë vitë behen 5 vite që ERA inventarizon kafshët e egra me fokus Rrëqebullin Ballkanik.  Në vitin 2015, ERA në kuadër të programit të BLRP ka konfirmuar egzistencen e Rrëqebullit në Kosovë. Deri tani janë konfirmuar vetem dy individë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test