Qytetarët ngujohen nga vërshimet në Pejë, ndihmohen nga zjarrfikësit - Bota Sot
Qytetarët ngujohen nga vërshimet në Pejë, ndihmohen nga zjarrfikësit

Peja

E mërkurë, 17 tetor 2018

Qytetarët ngujohen nga vërshimet në Pejë, ndihmohen nga zjarrfikësit

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 19:44
Pejë

Si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm që ra e vazhdon të bjerë, në Pejë janë vërshuar disa rrugë të qytetit.

Një qytetar ka bërë disa fotografi, në të cilat shihet përmbytja e rrugës te rrethi që gjendet te Stacioni i Trenit, saktësisht në rrugën “Mic Sokoli”.

Sipas qytetarit, për shkak të sasisë së madhe të ujit, disa persona janë detyruar të ndalin veturat dhe të dalin prej tyre për të shpëtuar nga uji.

Po ashtu, në fotografi shihen ekipi i Zjarrfikësve duke i ndihmuar këta qytetarë të largohen të sigurt nga zona e përmbytur.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test