“Bora” pritet të zbus papunësinë në vend - Bota Sot
“Bora” pritet të zbus papunësinë në vend

Peja

E premte, 19 tetor 2018

“Bora” pritet të zbus papunësinë në vend

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 12:15
Gazmend Muhaxheri

Qendra turistike dhe rekreative “Borea” në Pejë punimet e cilës nisën javën që shkoi pritet të bëhet atraksioni më i mirë turistik në Ballkan, në të cilën do të punësohen rreth 500 persona qysh në vitin e parë të funksionimit të tij.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri  në një intervistë për kp ka folur për qendrën turistike “Borea”, kostoja e të cilit pritet të kap shifrën 53 milionë euro dhe që është në partneritet publiko-privat.

Duke e kritikuar Qeverinë e Kosovës që nuk i ka  siguruar mjetet për ndërtimin e kësaj qendre, Muhaxheri tha se përmes këtij projekti u është dhënë mundësi bizneseve private të investojnë në sektorin e turizmit.

Muhaxheri: Kostoja e këtij projekti është 53 milionë euro

“Kjo është në partneritet publiko-privat në të cilin komuna e Pejës e jep tokën, ndërsa biznesi privat investon në ndërtimin e qendrës këtu hotelit, pikënisje së teleferikut dhe ndërtimin e telekabinave dhe vendit për skijim në majën e Cvërlës...00’40”  53 milionë euro domethënë në kohë kur shteti nuk ka mundësi me investua në projekte të tilla, edhe pse ish dashur me i gjetur mjetet, atëherë është hapur si mundësi, alternativ tjetër që biznesi privat me u angazhua me i ndërtuar ato sektor në të cilat shteti nuk është duke investuar”, tha Muhaxheri.

Më tutje i pari i Pejës, ka thënë se efektet ekonomike dhe sociale që do t’i prodhojë “Borea” janë  mjaft  të mëdha, kështu duke e bërë Pejën lidere të turizmit në Kosovë e më gjerë.

Muhaxheri: Rreth 500 persona pritet të punësohen qysh në vitin e parë

“Impakti direkt i punësimit është rreth 500 persona në vitin e parë, mirëpo impakti tjetër indirekt është i shumëfishtë. Një euro e fituar në teleferik është diku 10 deri 12 euro të fituara në qytetin e Pejës... Besoj që ky projekt ka qenë ëndrra më e madhe e qytetarëve të Pejës prej vitit 77 domethënë i bie dy breza kanë ëndërruar me ndërtua, besoj që gjeneratat e ardhshme do iu jepet shanse të ëndërrojnë me mbarua projekte shumë më të mëdha se ky teleferik edhe qyteti i Pejës do të jetë një qytet lider në zhvillimin e turizmit në Republikën e Kosovës, por besoj edhe më gjerë në regjion”, tha Muhaxheri.

Kryetari i Pejës, tutje duke e  shpalosur se çka përfshinë ky  projekt madhor për skijim në Kosovë u shpreh se këtë qendër e bënë të veçantë hapësira ku po ndërtohet, hapësirë kjo e cila më herë ka qenë kazermë e ushtrisë së Jugosllavisë.

Muhaxheri: Projekti përfshinë hotel, apartamente, telekabina, skilifta

“Projekti përfshinë ndërtimin e hotelit me 190 dhoma, pjesës tjetër apartamentin, pjesës që është telekabinat, 10 persona që i ngrisin prej nivelit këtu që është 500 metra lartësi mbidetare, në lartësinë mbidetare 1600 metra, e prej livadhit të Adilit domethënë prej lartësisë 1600 metra në 2400 metra lartësi mbidetare skiatorët do të mbërrijnë me tre skilifta me gjashtë ulëse... E bënë të veçantë vendi ku po ndërtohet domethënë qendra më e mirë e skijimit është planifikuar me qenë në ish jugosllavi,e nëse ka qenë qendra më e mirë e ish Jugosllavisë atëherë i bie me qenë qendra më e mirë në Ballkan për skijim”,u shpreh ai.

 

Sipas tij të gjithë dashamirësit e skijimit mund ta shfrytëzojnë këtë qendër  brenda dy viteve, pasi që punimet investitori i ka  paraparë t’i kryej në dy faza.

Muhaxheri: Për dy vitesh pritet të përfundoj projektit “Borea”

“Investitori i ka afat në bazë të kontratës së partneritetit publiko-privat i ka afat dy vjet me e ndërtua, zotimi është që pjesa e parë do të ndërtohet vitin e parë ose 27 milionë e 600 mijë euro investim do të jenë në vitin e parë, ndërsa në vitin e dytë pjesa tjetër. Ka përpjekje prej investitorit që me e krye me një investim komplet, domethënë mos me e nda në dy faza...04’03 Besojmë që brenda dy viteve do të jenë mundësia që ata të skijojnë, nëse shkohet në dy faza edhe në vitin e parë do të kenë mundësi të skijojnë“, tha Muhaxheri.  Pejës.

Operatori fitues i tenderit për ndërtimin dhe menaxhimin e qendrës turistike “Borea” në Bjeshkët e Kopranikut të Pejës, është  konsorciumit italiano-zviceran “Leitner AG SPA & FILAV SA”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test