Vitomirica tash e sa orë pa rrymë, shkak erërat e fuqishme - Bota Sot
Vitomirica tash e sa orë pa rrymë, shkak erërat e fuqishme

Peja

Vitomirica tash e sa orë pa rrymë, shkak erërat e fuqishme

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Si pasojë e erërave të forta, Vitomiria e Pejës gjatë tërë ditës së sotme nuk ka pasur furnizim me energji elektrike.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë përmes telefonit për KosovaPress se mungesa e energjisë elektrike vjen si pasojë e prishjeve të shkaktuara nga erërat e fuqishme.

“Ka shumë shtylla të thyera, përçues të këputur. Ka dëmtime goxha të mëdha në asetet energjetike. Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i sanuar ato, në mënyrë që të rregullohet kjo prishje në kohën më të shkurt të mundshme”, tha Buzhala.

Mungesa e energjisë elektrike u ka shkaktuar probleme edhe bizneseve të Vitomiricës.

Mentor Gashi, pronar i një biznesi të vogël në Vitomericë, tha për KosovaPress se  mungesa e energjisë elektrike e ka dëmtuar biznesin e tij, pasi është detyruar të mbyllë lokalin para kohe.

“Gjatë tërë ditës nuk ka pasur rrymë. Ka ardhur për 2-3 minuta dhe është ndal prapë. Më është dashur të mbyll dyqanin më herët, se krejt terr dhe nuk kemi mundësi të merremi me myshteri në këtë gjendje. Prej mëngjesit e deri tani, nuk ka rrymë. Edhe dje pothuajse nuk ka pas. Nuk kemi mund të vërejmë ende ndonjë dëmtim, por jemi dëmtuar si biznes, pasi jemi detyruar ta mbyllim herët. Ishte e pamundur të punojmë”, tha ai.

Si pasojë e erërave të fuqishme, prishje ka pasur edhe në shumë zona tjera të komunës së Pejës. Viktor Buzhala ka njoftuar se prishje të tilla ka pasur edhe në Rugovë, por që ekipet e KEDS-it kanë arritur t’i sanojnë me kohë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...