Komuna e Junikut reagon për gjendjen e furnizimit me rrymë elektrike! - Bota Sot
Komuna e Junikut reagon për gjendjen e furnizimit me rrymë elektrike!

Peja

Komuna e Junikut reagon për gjendjen e furnizimit me rrymë elektrike!

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 18:40
Komuna e Junikut

Komuna e Junikut është e shqetësuar me gjendjen jashtëzakonisht të rëndë me furnizim me energji elektrike, gjendje kjo e cila vështirëson jetën e qytetarëve të Junikut, si të ekonomive familjare, të bizneseve dhe jetën normale në përgjithësi. Kjo gjendje nuk është e tanishme por është një vazhdimësi e cila po ndodhë tash e një kohë të gjatë në Komunën tonë. Edhe përkundër premtimeve për përmirësim nga ana e KEDS-IT, gjendja vazhdon të mbetet e rëndë.

Komuna e Junikut ka ofruar bashkëpunim KEDS-it për çdo aktivitet të tyre deri me tani, por nga sot si pasojë e gjendjes jashtëzakonisht të rëndë energjetike, injorimit të kërkesave të qytetarëve, mungesës së vullnetit dhe gatishmërisë për bashkëpunim me komunën për të zgjidhur situatën e rëndë e cila ka përfshirë komunën e Junikut me rrethinë, ndërpret çdo lloj bashkëpunimi, deri në përmirësimin e gjendjes.

Për veprimet e tjera Komuna nuk mban asnjë përgjegjësi, duke pasur para sysh faktin se qytetarët e Komunës së Junikut janë ndër paguesit më të rregullt të energjisë në Kosovë, ku pagesa e faturave shkon mbi 90%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...