Aktakuzë ndaj dy personave për prostitucion - Bota Sot
Aktakuzë ndaj dy personave për prostitucion

Peja

Aktakuzë ndaj dy personave për prostitucion

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 14:57
Prokuroria Themelore e Pejës

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi për prostitucion”.

Sipas aktakuzës, deri me datën 22 shkurt 2018, e pandehura A.G dhe i pandehuri A.G, si bashkëkryerës kishin ofruar dy lokalet e tyre të masazheve, njërin në  Pejë dhe tjetrin në fshatin Vitomericë , duke  rekrutuar dhe organizuar  persona të tjerë për  qëllime të prostitucionit , ndër ta edhe një të mitur për të kryer shërbime seksuale. 

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se dy të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. 

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...