Dënohet me 13 vjet burg për një vrasje në Pejë - Bota Sot
Dënohet me 13 vjet burg për një vrasje në Pejë

Peja

Dënohet me 13 vjet burg për një vrasje në Pejë

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar te pandehurin F.LL gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej 13 vjet.

Të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues – konfiskimi i armës dhe është urdhëruar shkatërrimi i saj.

Ndaj të pandehurit është vazhduar paraburgimi deri sa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më gjatë se dënimi me burgim.

I pandehuri F.LL është shpall fajtor për shkak se:

“Me datë 14.07.2017, rreth orës 15:15 min, në Pejë, me dashje, para shtëpisë së tij ka privuar nga jeta viktimën, tani të ndjerin I.G,  në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje që kishte këtu i pandehuri me viktimën, i njëjti ditën kritike derisa viktima kishte zbrazur drunjtë në rrugë para dyerve të shtëpisë së tij ku një pjesë e drunjëve të zbrazur kishin prekur murin e këtu të pandehurit, i njëjti vjen dhe i drejtohet viktimës me fjalët “pse po ma prek murin me dru” e më pas hynë në oborrin e shtëpisë së tij e merr sëpatën dhe me çyk të sëpatës e godet viktimën dy herë në pjesën e sipërme të kokës dhe vetullën e majtë ku si pasojë e plagëve viktima ndërron jetë".

Me çka ka kryer  veprën penale vrasje.

“Më parë ka siguruar dhe deri me 14.09.2017, në Pejë, pa autorizim ka poseduar armë dhe municion dhe atë një pistoletë, 2 karrikator dhe 59 fishekë, në atë mënyrë që ditën kritike me armën në fjalë kishte goditur viktimën F.G duke i shkaktuar vdekjen”

Meqë në shqyrtim gjyqësor është vërtetuar se i pandehuri F.LL ka vepruar në mbrojtje të nevojshme, është liruar nga dënimi për shkak se :

“Me datë dhe vend të cekur si më lartë, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin F.G, në atë mënyrë që ditën kritike pasi që djali i viktimës këtu i dëmtuari F.G kishte kuptuar se babai i tij ishte goditur me sëpatë në kokë nga i pandehuri F.LL dhe si pasojë kishte ndërruar jetë në spital, merr armën dhe shkon te shtëpia e të pandehurit dhe shtënë disa herë në drejtim të viktimës, ku në ato momente viktima ishte në oborrin e shtëpisë së tij dhe kur vëren të pandehurin duke shtënë me armë, i njëjti me qëllim që ta zmbraps sulmin e atëçastshëm dhe të rrezikshëm nga vetja nxjerr armën dhe shtënë në drejtim të viktimës 7 herë, nga të cilat viktima goditet me tre plumba dhe atë dy herë në pjesën e poshtme të stomakut dhe një herë në krahë, e më pas viktima largohet nga vendi i ngjarjes dhe familjarët e dërgojnë në spital”

Të pandehurin F.G gjykata e  ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 5.000 €.

Dënimi me burgim fare nuk do të ekzekutohet me kusht që i pandehuri në afat prej 1 (një) viti të mos kryej vepër të re penale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...