Flamur Mustafa

Perkujtime

E mërkurë, 03 mars 2021

Flamur Mustafa

Më: 21 janar 2021 Në ora: 00:00
Flamur Mustafa

U bënë dy vite i Dashur kur vdekja e papritur të mori të la çdo gjë në gjysmë dhe ne mbetëm të jetojmë në trishtim me plagë në zemër që nuk mbulohet, dhimbje që nuk shërohet, lot që nuk shterohet, mungesë që nuk plotësohet, Dashuri që nuk zëvendësohet, mall që nuk harrohet, mërzi që nuk largohet...

Ah.. sa e rënd dhe sa e dhimbshme është të shkruash për ty, për Personin e Zemrës, për Njeriun e Jetës që çdo gjë e kishim të dy e që tash më mungon në çdo aspekt e që zemra qan loton rënkon dhe vuan për ty.

Kur fëmijët për ty qajnë edhe Qielli qan me ta, kur lexoj fletat që Fabiola shkruan gjithmonë për Ty, zemra ime bëhet shkrumb e hi, eh.. sa më therë Shpirti kur më pyet Florandi, Mam a e din kur vdes un se du të shkoj te Babi, e kur e vogla Floresa thotë Babi u humb ka shku në Qiell nuk mbetet as një pikë gjak pa u ngrirë... Dhimbja nuk kalon kurrë, plaga mbetet plagë.

Ne të ruajmë në thellësinë tonë, të ndjejmë e të shtrëngojmë fort me vete në çdo hap deri në fund të kësaj jete kurse Ti je Engjëlli ynë mbrojtës që shpesh here në ëndrra vjen e na përqafon.

Kujtimet për ty janë të shumta , janë dhe qastet më të bukura dhe të lumtura që nuk do i harrojmë kurrë, ishe Dashuria dhe Krenaria jonë ashtu do të mbetesh deri sa edhe ne një ditë do të mbyllim sytë me shpresën se do të takojmë në Parajsë dhe do të bashkohemi përgjithmonë.

Me shumë mall e zjarr në zemër, dhimbje në Shpirt e Dashuri të pashuar.

Të kujtojmë dhe në as një qast nuk të harrojmë.

Me Respekt Bashkëshortja Fatmira dhe Fëmijët Fabiola Florandi e Floresa Të Duam pafundësisht i Dashur.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat