Nënë e dashur,
Ditët kalojnë, por gjurmët e tua mbeten të pashlyera në zemrat tona. Kanë kaluar tre vite pa ty, e megjithatë dashuria, qëndresa dhe shembulli yt vazhdojnë të na shoqërojnë dhe na udhëheqin në çdo hap.
Ishe një grua fisnike, elegante dhe plot dinjitet. Me përkushtimin, kujdesin dhe dashurinë tënde e mbajte familjen tonë të bashkuar. Ti na mësove me vepra, jo vetëm me fjalë, se mirësia dhe sakrifica janë ndër pasuritë më të çmuara që një njeri mund të lërë pas.
Mungesa jote ndihet çdo ditë. Na mungon zëri yt, prania jote dhe ngrohtësia që i jepje shtëpisë sonë. Por ti vazhdon të jetosh mes nesh: në kujtimet tona të panumërta, në lutjet tona dhe në gjithçka të mirë që na mësove.
Kujtimi ynë për ty është pasuria jonë më e çmuar.
Të përkujtojmë me krenari dhe dashuri të përjetshme,
~Ardiani dhe Edmondi