Ismail Bozhdaraj

Perkujtime

E premte, 14 nëntor 2025

Ismail Bozhdaraj

Më: 29 shtator 2025 Në ora: 00:00
Ismail Bozhdaraj

Sot, dy vite pa ty

Me dhimbje të thellë dhe mall të pashuar përkujtojmë bashkëshortin, babain dhe gjyshin tonë të shtrenjtë, Ismail Bozhdaraj.

Kanë kaluar dy vite që nuk je më mes nesh,

por çdo ditë na duket sikur ikja jote ndodhi dje.

Plaga e mungesës tënde nuk shërohet kurrë,

zemrat tona mbeten të thyera dhe të mbushura me mall.

Ti ishe mbështetja jonë, fjala e urtë dhe shpirti i familjes.

Na dhe dashuri pa kufi, forcë dhe shembull përjetësie.

Çdo kujtim me ty është pasuri,

por edhe dhimbje që na djeg thellë në shpirt.

Mungesa jote është barrë e rëndë,

por drita jote na udhëheq edhe sot.

Krenaria që të patëm është e përjetshme,

ashtu si dashuria jonë për ty.

Pusho i qetë në amshim, i dashuri bashkëshort,Babë dhe gjysh.

Do të mbetesh përgjithmonë në zemrat tona,

të kujtojmë me lot në sy, me mall të pashuar dhe me dashuri që nuk vdes kurrë.

Të përkujtojnë me mall:

bashkëshortja Shkurta,

vajzat Miroleta dhe Mimoza,

nipat Arianiti dhe Arioni,

dhe mbesa Ariana.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat