Sefedin (Muharrem) Nimonaj

Perkujtime

E martë, 13 maj 2025

Sefedin (Muharrem) Nimonaj

Më: 25 prill 2025 Në ora: 00:16
Sefedin (Muharrem) Nimonaj

Data 25 prill e vitit 2018 është dita me e errët dhe më e kobshme për familjen tonë. Në këtë datë, humbëm personin më të dashur për ne, Dinin. As pas 7 vitesh, akoma nuk jemi pajtuar me humbjen e tij, aq të papritur dhe makabre. Secila pranvere që vjen na e rëndon akoma më shumë dhembjen e mallin për djalin, vëllain e babanë tonë të dashur.

Kujtimet e bukura me Dinin i ruajmë në zemrat tona si gjëja me e çmuar që kemi. Kemi shumë për të kujtuar nga ai, djalë i ri, plotë jetë, me shumë humor e dashuri për jetën, e sidomos për njerëzit. Mungesa e tij na i ka tharë zemrat, e harmonia që buronte prej zëmrës së tij na ka mbetur peng. Nga dita kur Dini mbylli sytë përgjithmonë, zemrat tona u ndanë në dysh.

Sado mirësi që na jep jeta, më nuk mund ta gëzojmë sikur kur ishim të gjithë bashkë, sepse mungesa e tij është plaga e cila nuk shërohet me asgjë në botë. 

Lutemi çdo ditë që shpirti i tij të pushojë në paqen e përjetshme!

E përkujtojnë me shumë mall e krenari- prindërit: Muharremi dhe Gjyla, fëmijët: Leonisi, Florisi dhe Ornela; vëllëzërit: Auloni dhe Loriku, motrat: Marigona e Pemlina, si dhe mbarë familja Nimonaj nga Skivjani i Gjakovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat