Nazife Streli 

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Nazife Streli 

Më: 2 prill 2021 Në ora: 00:01
Nazife Streli 

Nënë e dashur, vështirë qenka të shkruash përkujtime për ty. Çdo ditë mendojmë në ty. Sa shumë lot po derdhen. Sa shumë malli pa na merr për ty. Kaluan 9 vjet pa ty Nënë. Por kur nuk do të harrojmë. Do të jetosh prapë në zemra tona. Mungesa jote është zbrazëti qe nuk zëvendësohet kurrë, derisa kujtimi për ty do të jetë pjesë e jetës tonë përgjithmonë. Mund të shkruajmë me orë e orë por një gjë është e sigurt, asgjë nga këto që themi apo shkruajmë nuk mund të jetë e mjaftueshme ta tregojnë mungesën dhe dhembjen që kemi për ty. Urtësia, korrektësia, bujaria, kultura, mirësjellja dhe besnikëria jote të bëjnë të jesh e çmuar. E respektuar dhe e paharruar për ne si familje dhe për të gjithë ata që patën nderin dhe rastin të të njohin... por ti gjithmonë do të jesh mes nesh. Kujtimet për ty i ruajmë si gjënë më të shtrenjtë dhe më të vlefshme në jetën tonë...

Nënë e dashur, shumë vështirë për mua që nuk mund të jem pranë varrit tënd. Me familjen time sot të të sjell sa lule e të të themi se na mungon shumë shumë...

Kur mendoj se unë kisha një nënë me shpirt të bardhë të ndershëm, bujare fisnike bëhem shumë krenarë me mall dhe dhembje do të përkujtojmë gjithmonë...

Të pikëlluarit me lot në sy për jetë.

Djali Muharremi, reja Simona, nipërit Luani, Lorani, mbesa Amina nga Slovakia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat