Prof. Gani (Sali) Jaha

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Prof. Gani (Sali) Jaha

Më: 25 prill 2021 Në ora: 00:01
Prof. Gani (Sali) Jaha

Sa vështirë e kemi sot të shkruajmë përkujtimin për ty babë... Sot u bënë 40 ditë nga vdekja e Prof. Gani (Sali) Jaha dhe familja dëshiron të përkujtojë punën dhe kontributin e tij të çmuar dhënë familjes së tij, arsimit, edukimit dhe dijes.

Sot u bënë 40 ditë nga ikja jote e shpejtë babë...ike dhe shkove dhe në zemrat tona na le një plagë të madhe. Vdekja papritur të mori dhe të la çdo gjë përgjysmë dhe ne mbetëm të jetojmë në trishtim, me plagë në zemër që nuk mbulohet...Dhimbje që nuk shërohet...

Ty baba i dashur, të karakterizonte fisnikëria, sinqeriteti, besnikëria, përkushtimi në punë dhe virtyt e të tjera që e përcjellën gjatë gjithë jetës. Puna, aftësia dhe nderi bënë që çdoherë të mbetesh si shembull se si të punohet.

Aq sa është e madhe dhimbja që nuk të kemi fizikisht, po aq e madhe është dashuria e krenaria për ty.

Buzëqeshja, zemërgjerësia,urtësia, dinjiteti e mbi të gjitha dashuria dhe lufta për jetë, janë vlerat që na mësove e të cilat do t'i ndjekim dhe mbartim tek nipat e mbesat e tua.

...Na mungojnë fjalët e tua dhe ngrohtësia jote që buron nga vlerat morale dhe intelektuale. U ndave nga ne në moshën më të mirë, kur ne të gjithë kishim nevojë për ty.

Ne familja jote, kolegët, nxënësit e tu do të ecim me kokën lart plot krenari, me veprat dhe diturinë që e le pas...

Dritë pastë shpirti yt I bardhë, pusho i qetë në parajsë...

Do të të kujtojnë përherë me mall: Nëna Fana, bashkëshortja Nusha, djemtë: Blerimi me bashkëshorten Kujtesen dhe vajzat Lorisen dhe Sumejen, Bedria, Bahria me bashkëshorten Alpinen, vajza Blerina me bashkëshortin Gazmendin, me fëmijët Amelian dhe Noarin. Vëllezërit: Jaha, Zenuni, Shyqeria dhe Hydaja: Motrat: Ruka, Shyhreti, Sheribani, si dhe të gjithë nipat dhe mbesat kudo që janë dhe mbarë familja JAHA nga Shishmani, Gjakova, Gjermania dhe Zvicra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat