Sefedin Nimonaj

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Sefedin Nimonaj

Më: 25 prill 2021 Në ora: 00:02
Sefedin Nimonaj

U bënë tre vite që për ne nuk çel më pranvera. Tre vite nga kur nuk ua shohim hijeshinë, e as nuk ua ndjejmë aromën luleve. Çdo gjë në jetën tonë mban ngjyrën e errët, e në zemrat tona nuk shkrin bora as në stinën e beharit.

Vdekja e hershme e jotja më i dashuri ynë Din, na la me shpirt të plagosur për sa te jemi gjallë. Aq shumë ndriçove jetën tonë me dashuri, ngrohtësi, respekt dhe bujari, sa të kishim ne mesin tonë, sa që humbja jote la një dhimbje që nuk mund të shterohet asnjëherë.

Vdekja jote tragjike nga një shpirtligë që volli smirzinë e tij në trupin tënd të pafajshëm e të njomë, është traumë që s’mundemi kurrë ta harrojmë. Ngushëllimin po e gjejmë tek tre engjëjt që le pas, duke i rritur me dashuri e kujdes, ashtu siç na i le amanet.

Të kujtojnë më dhimbje e mall të pashterur: babai Muharremi, nëna Gjyla, fëmijët Leonisi, Florisi dhe Ornela, motrat Marigona dhe Pemlina, vëllëzërit Auloni dhe Loriku, si dhe mbarë familja Nimonaj nga Skivjani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat