Sylë Fazlijaj

Perkujtime

E premte, 30 korrik 2021

Sylë Fazlijaj

Më: 18 maj 2021 Në ora: 00:01
Sylë Fazlijaj

Pikërisht sot u bë një vit (me18.05.2021), qëkur ka ndërruar jetë, më i dashuri ynë, Sylë Qazim Fazlijaj i lindur në Kovragë. E Mërkura,11.09.2019, ishte ora jote e ligë, që të solli aksidentin në shtëpinë tënde!

Ti ike dhe shkove në botë e amshueshme, por në zemrat tona ke lënë plagë të madhe. Vdekja të erdhi pas një lëngate, 9 mujore, të mori dhe të la çdo gjë përgjysmë dhe ne mbetëm me plagë në zemër që nuk shërohet dot.

Ty, vëlla e baba i dashur, të karakterizonte fisnikëria, sinqeriteti, besnikëria, përkushtimi në punë dhe virtytet humane gjatë tërë jetës. Puna, aftësia dhe nderi që kishe, bënë që përherë të mbetesh shembull se si punohet për familje.

Aq sa është e madhe dhimbja që nuk të kemi fizikisht, po aq e madhe është dashuria e krenaria për ty.

Buzëqeshja, zemërgjerësia, urtësia, dinjiteti e mbi të gjitha dashuria për jetë, janë vlerat që na mësove e të cilat do t'i ndjekim dhe mbartim tek nipërit dhe mbesat e tuaja.

Edhe sot pas një viti, mbetëm me vaj e lot. Na mungon ngrohtësia dhe dashuria që rrezatonin kur ishe midis familjes. U ndave nga ne në moshën më të mirë, kur ne të gjithë kishim nevojë për ty.

Ne familja jote, vëllezërit, motrat fëmijët dhe miqtë, do të ecim me kokën lartë plot krenari, me veprat, sjelljen dhe mirësinë që e ke lënë prapa vetes!

Dritë pastë shpirti yt i bardhë! I dashur Sylë, shpirti yt pushoftë i qetë në Parajsë!

E përkujtojnë me mall e dashuri: Nëna Ajmane Fazlijaj, vëllezërit Afrimi, Rustemi , Mentori dhe Arifi. Pastaj motrat; Hanëmshahu e Gjyla, dhëndri Walter Ziegler (Valter Cigler). Mbesat; Dija, Merita e Monika. Me mall e dhimbje të përhershme kanë mbetur edhe bashkëshortja Tusha dhe të bijtë Edmondi, Edmiri e Valmiri si dhe mbarë familja Fazlijaj nga Kosova, Gjermania dhe Zvicra.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat