Hysen (Daut) Alimehaj

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Hysen (Daut) Alimehaj

Më: 25 maj 2021 Në ora: 00:01
Hysen (Daut) Alimehaj

Nuk po mund të besoj se kaluan 23 vite dhe ne ende po përballojmë jetën pa ty Babë. Kur vij nga Kurbeti Babë, ne vend se të më presësh në shtëpinë ku na rrite ti, unë së pari ndalem tek varri yt pranë Lapidarit të Martirëve dhe qaj hallet e çmallem me ty. Qëndroj pranë varrit tënd dhe shikoj Sytë e Tu të gdhendur në gur mermeri dhe më duket sikur vëzhgon anash dhe dëshiron pyesësh, të tjerët ku janë, unë të përgjigjem Babë se ata nuk mundën me ardh nga Kurbeti i mallkuar, ndërsa unë bija jote sot jam këtu për të përcjellë mallin dhe dashurinë edhe të djemve dhe vajzës, jam pranë teje me Nënën, bashkëshorten tënde qe mban amanetin tënd me krenari duke u bërë Babë e Nënë për Ne si një Burrneshë.

Sot në këtë datë të mallkuar për ne, jam këtu për të dëshmuar dashurinë për ty, jam këtu qe të them Babë na mungon shumë, sot jam këtu pranë varrit tënd që të them BABË TË DUAM SHUMË, Ti je i pavdekshëm në shpirtin dhe Zemrat tona. Ti je frymëzimi ynë për të jetuar.

Jemi krenarë që jemi bijat dhe bijtë tu. Babë ti dhe jetën për Liri, por gjaku e emri yt po rritet çdo ditë tek mbesat dhe nipat tu që po të trashëgojnë.
Pusho i qetë në Tokën që ujite me gjak.

I lehtë të qoftë dheu tokës Shqiptare.

Me mall e përkujtojnë :bashkëshortja: Mona, vajzat Elizabeta me familje nga Gjermania dhe Merveti nga Kanada, djemtë :Zyferi dhe Dauti e familje nga Amerika.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat