Fitore Adem Goca

Perkujtime

E hënë, 25 tetor 2021

Fitore Adem Goca

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 11:31
Fitore Adem Goca

Shumë vështirë qenka të shkruajmë përkujtim për ty, ashtu siç është e vështirë të pajtohemi më mungesën tënde.

Ike, shkove aq shpejt, sa as lamtumirën e fundit nuk na e the. Bujaria dhe fisnikëria jote ishte udhërrëfyesi ynë.

Dhembja nuk shprehet as me fjalë as me lot. Është e thellë në shpirtin tonë. Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, ndërsa kujtimi dhe malli do të jenë pjesë e jetës sonë.

Ike pa e shijuar jetën, duke na lënë përgjithmonë me zemër të thyer.

Mbetesh e paharruar përjetësisht në zemrat tona.

Të përkujtojnë nëna Emine, vëllezërit Milaimi me bashkëshorten Shqiponjën dhe Mentori me bashkëshorten Juliana, motra Fatlumja, axhallarët Azemi, Ibrahimi, Agimi, Sahiti, Kemajli dhe hallat Mevludja, Sylbija, Ajnishahi e Halidja nga Zaskoku i Ferizajt.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat