Fedaije (Habit) Durmishi

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Fedaije (Habit) Durmishi

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 00:01
Fedaije (Habit) Durmishi

Bija jonë, motra jonë e dashur, kaluan 20 vite nga ajo ditë kur ti ike përgjithmonë. Koha kaloi shumë shpejt por mungesa dhe malli për ty vetëm sa na është shtuar. Shkove si një pëllumb në qiell, e ne na mbetën kujtime të cilat i kujtojmë çdo ditë. Je në mendjen dhe përditshmërinë tonë. Për ne çdo vit ishte si me qenë përvjetori yt i parë sepse ajo mungesë dhe dhimbje nuk ka ndryshuar me vite, por vetëm sa u shtua.

Ah DADI, sikur të ishe këtu e t’i shikosh mbesat e tua sa lumturi dhe dashuri i kanë dhënë familjes tonë, do të ishe një Hallë dhe Teze e mrekullueshme, ashtu siç ke qenë për prindërit dhe për vëllain e motrat.

Portretit tonë familjar ti i mungon vetëm fizikisht, sepse në mendje dhe në shpirt je gjithmonë pranë secilit anëtar të familjes.

Të përkujtojmë me mall dhe dashuri:

Prindërit: Habiti me Xhemilen.

Vëllai Nexhati me nusen Blerinën dhe vajzat: Lisa, Dua, Sara.

Motrat: Liria me bashkëshortin Albanin dhe vajzën Tiara.

Luljeta me bashkëshortin Kastriotin dhe vajzën Klea.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat