Leonard (Xhavit) Haxhosaj

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Leonard (Xhavit) Haxhosaj

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 00:01
Leonard (Xhavit) Haxhosaj

Sot me 24.02.2022 u bënë 13 vite që kur ike në amshim bir, vëlla, axhë, dajë, mik i dashur

Nuk munde t’i presësh rrezet e ndritshme të diellit të ditës së 24 Shkurtit të vitit 2009, por u nise rrugës së bardhë e të ndritur për amshim.

Pas një dimri të acartë e të egër lulet filluan të zgjohen ngadalë, por ti rrugës së amshimit ike duke shikuar kah qielli, për t’u strehuar. Neve na le gojëhapur e zemërndrydhur duke pritur kthimin tënd.

Tashmë jemi bindur se je atje nën strehën tënde, por mungesa jote po na mundon, sepse ishe shpresa e gëzimit të parë në familje.

Ti ishe dhe mbetesh lulja dhe kurora më e çmuar e gjirit në xherdanin e familjes.

I lehtë të qoftë dheu i amshimit në shtresat e gjirit të Tokës së përjetësisë!

Të kujtojnë gjithmonë e kurrë nuk të harrojnë: Babai Xhaviti e nëna Donja, Vëllai Rexha me bashkëshorten dhe djemtë, motrat: Lindita, Lauresa e Suzana me familje, axhallarët, hallat, të afërmit, kolegët e punës, shokët në Zvicër, Gjakovë e Kosovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat