Kreshnik Brahim Rama

Perkujtime

E mërkurë, 29 qershor 2022

Kreshnik Brahim Rama

Më: 22 prill 2022 Në ora: 00:02
Kreshnik Brahim Rama

1.

Kreshnik, biri jonë i dashur, vitet kalojnë, kujtimi për ty është me shumë mall e dhembje.

Prilli i ngrohtë sjell me vete lulet që gjelbërojnë,

të gjithë bora levi edhe duan te gjallërojnë.

Por ti ike mor bir, more rrugën për parajsë,

Në zemrën e copëtuar kishe veç dashuri dhe gaz.

Me shpirtin e pastër, ndër yje kalove.

Yll “ti” mes yjesh, je kthyer në shenjtore,

Je larg nesh Nik, zemrën ç’na e copëtove!

Nik, malli për ty zemrat i ka ngrirë.

Nuk ka fjalë as lot që mjaftojnë të shprehim mallin e pikëllimin për ty!

Nik, ishe Miku dhe shoku i zemrës ton.

Na mungon dashuria jote fisnike.

Besnikëria jote ishte e madhe sa e gjithë bota.

Virtytet e tua të pashembullta, fjalët e tua të peshuara mirë, maturia jote, sjellja e mendja jote e mirëfilltë ndaj secilit person mbesin udhë rrëfim për gjithë ne.

Kujtimet me ty, janë çastet më të bukura, malli i pashterur, sjellë shpresë për bashkimin tonë në amshim.

Babai Brahim M. Rama, edhe e ëma Nushe Rama.

2.

Nuk munde t’i presësh rrezet e ndritshme të diellit të ditës së 22 Prillit të vitit 2007, por u nise rrugës së bardhë e të ndritur për amshim.

Lulet filluan të zgjohen ngadalë, por ti rrugës së amshimit ike duke shikuar kah qielli, për t’u strehuar. Neve na le gojëhapur e zemërndrydhur duke pritur kthimin tënd.

Tashmë jemi bindur se je atje nën strehën tënde, por mungesa jote po na mundon, sepse ishe shpresa e gëzimi i vetëm në familje.

Ti ishe dhe mbetesh lulja dhe kurora më e çmuar e familjes.

të DUA përjetësisht NIk!

Të kujtojmë me mall të pashuar: Motra Arjeta me Bashkëshortin Avni Kastrati, fëmijët: Alisa, Adnani dhe Aurela

3.

E pa imagjinueshme si i kaluam 15 vite pa ty në mesin tonë, Vëllai ynë i dashur, Kalimet i viteve vetëm sa na ka rënduar dhimbjen e mallin për ty. E kujtimet e bukura me ty i shfleton çdo ditë në mendje, gjithsecili prej nesh.

Asnjëherë s’mund t’i harrojmë ata sy të hareshëm e plot dashuri. Ti që ishe i afërt dhe i dashur për të gjithë. Ti Niki ynë me zemër flori që paske pasur fatin e ligë, t'i mbyllësh sytë në ditët më të mira të rinisë. E zëntë mallkimi atë që pati forcë të e privoi nga jeta një djalë shembullor si ty.

Lutemi që shpirti yt i bardhë të jetë duke pushuar në lulet më të bukura të parajsës.

Të kujtojnë me mall: Motra Arbureta me Bashkëshortin Bajram Demaj, fëmijët: Ermira, Alma, Etjola dhe Doriani

4.

Vëlla jem i dashur, kaluan 15 vite sa 15 Shekuj, pa buzëqeshjen tende, pa këshillat e tua të sinqerta dhe pa praninë tënde fizike.

Jetojmë me kujtimet e shumta qe i le, ike herët Nik.

Ndarja nga ti, kurrë nuk e shuan mallin dhe dashurinë që e kemi për ty.

Vdekja e hershme.. mbeti plagë në zemrat tona.

Po ti gjithmonë do të jesh mes nesh.

Me mall: Motra Argita me Bashkëshortin Sami Boletini, Fëmijët: Erindi dhe Erisi.

5.

Shumë vështirë qenka të shkruajmë përkujtim për ty, ashtu siç është e vështirë të pajtohemi më mungesën tënde.

Ike, shkove aq shpejt, sa as lamtumirën e fundit nuk na e the. Bujaria dhe fisnikëria jote ishte udhërrëfyesi ynë.

Dhembja është akoma e thellë në shpirtin tonë. Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, ndërsa kujtimi dhe malli do të jenë pjesë e jetës sonë.

Të përkujtojnë me shumë mall: Motra Arnita me bashkëshortin Gazmend Kadrija, Mbesa Adea, Nipat Ledioni, Nolani dhe Dilani.

6.

Edhe përkundër asaj se sot mbushen 15 vite nga ikja jote nga kjo botë, Vëlla i dashur, as edhe për një çast nuk është tretur kujtimi për ty.

Mungesa jote është ndier në çdo moment të jetës sonë, si në festa si në pikëllimet tona- thjesht në çdo hap të jetës tonë e kemi përmend emrin tënd, Nik. Ti ishe njeriu më i çmuar që kishim në jetë dhe dashurinë për ty do ta mbajmë me vete deri në takimin tonë që është i pa dyshimtë se do të ndodhë.

Në pikëllim: Motra Afërdita me Bashkëshortin Afrim Ibraimi dhe Nipi po sa i lindur Rajani dhe mbesën Emmy.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat