Kreshnik Brahim Rama

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Kreshnik Brahim Rama

Më: 22 prill 2022 Në ora: 00:02
Kreshnik Brahim Rama

Kreshnik, vitet po ikin po koha nuk shëron plagët.

Shumë e vështirë e kemi të shkruajmë përkujtimin për ty.
Sot u bë 15- vite pa ty, Vdekja jote e hershme hapi një plagë të madhe në zemrat tona, që koha nuk e shëron dot as sot pas 15 vitesh.
Aq sa është e madhe dhimbja që nuk te kemi fizikisht, po aq e madhe është dashuria e krenaria për ty!

Të kujton: Halla Ajna me Bashkëshortin Isa Gjoshi, me fëmijët Merita, Melia, Fana, Filloreta, Blerta, Besforti, Bledari

 

Kreshnik, të shkruaj përkujtime për ty tani e 15 - vite është pjesë e jetës time.

Të shkruaj fjalë për ty, nuk mungon një faqe por as një libër.

15 vite kaluan dhe ne ende nuk pajtohemi që ti shkove nga kjo botë!

Krenaria që kishim një Dajë të mrekullueshëm si ti, na jep forcë të ecim përpara, gjithmonë duke të mbajtur në zemër.

Për ty Nipi: Bledar Gjoshi me Bashkëshorten Sarandën, Djali Klevis, Vajzën Jora.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat