Beqir (Mustafë) Latifaj

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Beqir (Mustafë) Latifaj

Më: 13 mars 2023 Në ora: 08:18
Beqir (Mustafë) Latifaj

Sa vështirë e kemi ta shkruajmë përkujtimin për ty Bac!

Sot 2 vite nga ikja jote e shpejt Bac... ike dhe shkove dhe në zemrat tona na le një plagë të madhe.

Vdekja papritur të mori dhe të la çdo gjë përgjysmë dhe ne mbetëm të jetojmë në trishtim me plagë në zemër që nuk mbulohet.... Dhimbje që nuk shërohet… Dashuri që nuk zëvendësohet... Mall që nuk largohet... Mërzi që nuk kalon ....

Sado e dhimbshme dhe e vështirë të jetë vdekja, në këtë përvjetor nuk duam ta kujtojmë dhimbjen, por buzëqeshjen tënde plot jetë! Kujtimi për ty është një thesar andaj të kemi në mendje dhe zemër çdo çast... Njerëzit vdesin vërtetë atëherë kur harrohen.

Ndërsa, ti Bac gjithmonë do të mbetesh i gjallë me buzëqeshjen tënde, zemërgjerësinë, urtësinë, dinjitetin e mbi të gjitha dashurinë....

Me shumë mallë edhe dhimbje në zemër të përkujton
Tahir, Jehona, Leon dhe Lendita Latifaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat