Hoti me akuza ndaj Shpend Ahmetit, e quan dembel

Prishtina

Hoti me akuza ndaj Shpend Ahmetit, e quan dembel

Nga: A.M. Më: 15 qershor 2019 Në ora: 14:03
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se  si rezultat i dembelisë e mosdijes të udhëheqësisë së Komunës së Prishtinës për të kryer projektet kapitale, ka suficit prej 23.3 milion euro.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook, se prej tyre, 9.5 mil euro janë mjete që nuk janë shpenzuar që nga viti 2017, dhe 13.8 mil euro nga viti 2018.

Postimi i plotë:

PRISHTINËS I TEPROJNË 23.3 mil EURO NGA VITI 2018

Komuna e Prishtinës në 2018 ka shpenzuar vetëm 43% mjeteve për investime kapitale, që është niveli më i ultë i realizimit të projekteve kapitale krahasuar me të gjitha komunat e Kosovës.

Si rezultat i dembelisë e mosdijes të udhëheqësisë së Komunës për të kryer projektet kapitale, Komuna e Prishtinës ka suficit prej 23.3 milion euro.

Prej tyre, 9.5 mil euro janë mjete që nuk janë shpenzuar që nga viti 2017, dhe 13.8 mil euro nga viti 2018.

Sa parqe, rrugë e ndriqim do të ishin kryer me 23.3 mil euro? Sa shkolla do të ishin pajisur me kabinete për punë praktike për nxënës? Sa drunjë do të ishin mbjellë? Sa parkingje do të ishin ndërtuar?

(Këto të dhëna janë nga raporti financiar për 2018 i Qeverisë së Kosocës)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat