Tani e tutje, lokalet që ekspozojnë mallërat para lokaleve në Prishtinë do të gjobiten

Prishtina

Tani e tutje, lokalet që ekspozojnë mallërat para lokaleve në Prishtinë do të gjobiten

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 18:15
Ilustrim

Në vendin tonë thuajse të gjitha bizneset ekspozojnë mallërat e tyre jashtë lokaleve, madje shpesh duke zënë trotuaret.

Por, tani tutje për të gjitha këto biznese që bëjnë një gjë do të tillë do t’u shqiptohen gjoba.

Kjo u bë e ditur nga Adonis Tahiri, drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës.

Image

Ai përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook ka treguar se një lokali i kë vënë gjobë prej 100 euro, teksa ditëve në vazhdim do të shtohen kontrollet për këtë dukuri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat