Çiklistët të pakënaqur me kushtet dhe me sigurinë në komunikacion - Bota Sot
Çiklistët të pakënaqur me kushtet dhe me sigurinë në komunikacion

Prishtina

Çiklistët të pakënaqur me kushtet dhe me sigurinë në komunikacion

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Një grup çiklistësh sot kanë organizuar një aksion simbolik para komunës së Prishtinës si shenjë proteste për kushtet në komunikacion.

Me moton ‘Nuk mund të flasim sepse jemi të ngulfatur’ çiklistët protestuan para komunës së Prishtinës.

Ata nuk kanë dashur të flasin për media si arsyetim se janë të ngulfatur. Për këtë shkak ata edhe kanë mbajtur maskat në gojë, ndërsa biçikletat e tyre për një kohë i kanë lënë të rrëzuara në oborrin e komunës.

 Njëri nga pjesëmarrësit e kësaj proteste Atdhe Sylaj tha se nuk mund të flasin sepse lëvizja e tyre është e penguar.

Sylaj tha se kjo është vetëm një protestë simbolike ndërsa edhe në të ardhmen do të ketë protesta tjera deri në përmirësimin e kushteve për çiklistët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat