Shpend Ahmeti jep sqarime për lëvizjet në kryeqytet pas futjes në karantinë - Bota Sot
Shpend Ahmeti jep sqarime për lëvizjet në kryeqytet pas futjes në karantinë

Prishtina

Shpend Ahmeti jep sqarime për lëvizjet në kryeqytet pas futjes në karantinë

Më: 13 prill 2020 Në ora: 12:22
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka sqaruar se vendimin për karantinë e merr Ministria e Shëndetësisë pas rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas tij, kërkesë për nivelin qendror është që të lejohen lëvizjet e punëtorëve për furnizimin vital që janë të komunave tjera e punojnë në Prishtinë si dhe të lejohen punëtorët e Prishtinës që janë në kanalet e furnizimit për komunat tjera.

Postimi i plotë:

Së pari një sqarim:

Vendimin për karantinë e merr Ministria e Shëndetësisë, bazuar në rekomandimin e IKSHP. Ministria e Tregtisë ka marr vendimin për personat e lejuar për të hyrë e dalë nga Prishtina sipas listes që e kanë dërguar te policia. Lejet për qarkullim për të hyrë e dalë i lëshon qendra operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Brenda teritorrit vlejnë rregullat e njejta si më parë.

Kërkesë për nivelin qendror është që të lejohen lëvizjet e punëtorëve për furnizimin vital që janë të
komunave tjera e punojnë në Prishtinë si dhe zë lejohen punëtorët e Prishtinës që janë në kanalet e furnizimit për komunat tjera. Prishtina është kryeqytet dhe kapilari kryesor ekonomik i Kosovës dhe ndërprerja e plotë shkakton pasoja të rënda ekonomike. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat