Dëmtohet gypi, disa pjesë në “Bregun e Diellit” mbesin pa ujë

Prishtina

Dëmtohet gypi, disa pjesë në “Bregun e Diellit” mbesin pa ujë

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Disa pjesë në “Bregun e Diellit” kanë mbetur pa ujë shkak i dëmtimit të një gypi.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se mbrëmjen e së martës gypi i ujit me diametër fi 200 mm në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Deri në sanimin e defektit pa ujë të pijshëm janë rruga” Hyzri Talla” dhe rruga “ Xheladin Rekaliu” në lagjen “ Bregu i Diellit ”.

“Gjatë natës së mbrëmshme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 200 mm në lagjen “ Bregu i Diellit” në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” janë në vendin e ngjarjes dhe me të gjitha kapacitetet për punë po merren me sanimin e defektit të atij gypi. Deri në sanimin e defektit pa ujë të pijshëm janë rruga” Hyzri Talla” dhe rruga “ Xheladin Rekaliu” në lagjen “ Bregu i Diellit ”. Sanimi pritet të përfundoj gjatë ditës së sotme”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat