115 raste aktive me Covid-19 në Prishtinë

Prishtina

115 raste aktive me Covid-19 në Prishtinë

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Aktualisht 115 persona janë të infektuar me Covid-19 në Prishtinë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Kryeqyteti renditet i pari në nivel vendi me raste aktive, pasuar nga Prizreni me 56 raste, Ferizaj 39, Gjilani 34, Obiliqi 30, Klina 26, Drenasi 22, Fushë-Kosova 20, Peja 19, Kaçaniku 18 e të tjera.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste pozitive me koronavirus në Kosovë.

Derisa janë shëruar 23 pacientë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat