Kalon projekti për parkingun me 500 vendparkime te Filologjiku - Bota Sot
Kalon projekti për parkingun me 500 vendparkime te Filologjiku

Prishtina

Kalon projekti për parkingun me 500 vendparkime te Filologjiku

Më: 16 prill 2018 Në ora: 15:27
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot në Komitetin Ndërministror për Partneritet Publiko- Privat ka kaluar projekti për parkingun e madh nëntokësor te Fakulteti Filologjik me minmum 500 vendparkime.

Ahmeti ka falenderuar drejtorin drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Qendrueshem dhe drejtorin Genc Bashota si edhe Deloitte që na ka ndihmuar me fizibilitetin e këtij projekti madhor.

“Sot, në Komitetin Ndërministror për Partneritet Publiko Privat ka kaluar projekti i parkingut të madh nëntokësor te Fakulteti Filologjik me minimum 500 vendparkime. Falenderoj drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Qendrueshem dhe drejtorin Genc Bashota si edhe Deloitte që na ka ndihmuar me fizibilitetin e këtij projekti madhor.

Në dy javet në vijim do të organizohet një takim informues me investitorët potencial dhe shumë shpejtë projekti del në tenderim. Super lajm për Prishtinën”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test