Era e fuqishme në Prishtinë, Ahmeti tregon se a ka të lënduar - Bota Sot
Era e fuqishme në Prishtinë, Ahmeti tregon se a ka të lënduar

Prishtina

E hënë, 19 nëntor 2018

Era e fuqishme në Prishtinë, Ahmeti tregon se a ka të lënduar

Nga: A.M. Më: 4 korrik 2018 Në ora: 20:17
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale në  Sheshin Zahir Pajaziti, pasi që era e fuqishme kishte çmontuar një pjesë të tendave të vendosura nga OSBE për Panairin Gratë në Biznes.

Po ashtu, Ahmeti ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e DShP dhe Zjarrfikësat e kësaj komune.

Postimi i plotë:

Era e fuqishme ka çmontuar një pjesë të tendave të vendosura nga OSBE për Panairin Gratë në Biznes në Sheshin Zahir Pajaziti. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e DShP dhe Zjarrfikësat e Prishtinës. Për fat të mirë nuk ka të lënduar dhe ka dëme vogla materiale (tri vetura të parkuara). Ekipet e emergjencës janë duke pastruar terrenin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test