Haskuka: Nuk mund të jemi të qetë përderisa s’ka drejtësi për Astritin

Prizreni

Haskuka: Nuk mund të jemi të qetë përderisa s’ka drejtësi për Astritin

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 17:53
Mytaher Haskuka

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka thotë se angazhimi i tyre është edhe në kërkim për drejtësi për vdekjen e Astrit Deharit.

Në 5-vjetorin e vdekjes së tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Hasukua thotë se “Ne nuk mund të jemi të qetë përderisa s’ka drejtësi për Astritin”.

Postimi i plotë i Haskukës:

“Miku ynë Astrit,

besove në vlerën e jetës,

luftove për atë

dhe ia gjallërove popullit kuptimin e të drejtës”!

Astrit Dehari, një aktivist, humanist, hero e kundërshtar i krimit.

Ai u mbyt në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016. Angazhimi ynë i përditshëm është edhe kërkim për drejtësi, që përgjegjësit e këtij krimi të gjykohen e të dënohen. Ne nuk mund të jemi të qetë përderisa s’ka drejtësi për Astritin.

Lavdi Astrit Deharit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat