Punonjësi vdes gjatë seksit, gjykata “fajëson” kompaninë

Seksi

Punonjësi vdes gjatë seksit, gjykata “fajëson” kompaninë

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 00:02

Një kompani franceze është cilësuar përgjegjëse për vdekjen e një punonjësi i cili pati një atak kardiak ndërsa kishte marrëdhënie seksuale me një të huaj në një udhëtim pune.

Një gjykatë në Paris vendosi që vdekja e tij të konsiderohej një aksident industrial dhe se familja kishte të drejtë për kompensim.

Firma kishte argumentuar se burri nuk po kryente detyra profesionale kur u bashkua me një të ftuar në dhomën e hotelit.

Por sipas ligjit francez një punëdhënës është përgjegjës për çdo aksident që ndodh gjatë një udhëtimi pune, thanë gjykatësit.

Burri, i quajtur Xavier X, ishte duke punuar si inxhinier për TSO, një kompani e shërbimeve hekurudhore me qendër afër Parisit.

Ai vdiq në një hotel gjatë një udhëtimi në Francën qendrore në 2013, si rezultat i asaj që punëdhënësi e quajti “një marrëdhënie jashtëmartesore me një të huaj”.

Kompania kundërshtoi një vendim të siguruesit shëndetësor shtetëror për ta konsideruar vdekjen si një aksident në vendin e punës.

Ofruesi mbrojti pozicionin e tij duke insistuar se aktiviteti seksual ishte normal, “si të bësh dush ose të hash një vakt”.

Në aktvendimin e saj, gjykata e apelit në Paris mbështeti këtë pikëpamje.

Një punonjës në një udhëtim pune ka të drejtë për mbrojtje sociale “gjatë gjithë kohës së misionit të tij” dhe pavarësisht rrethanave, thuhet në vendim. /BBC/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat