Eksperti i shëndetit seksual tregon arsyet pse seksi mund të jetë më dhimbje për disa gra

Seksi

Eksperti i shëndetit seksual tregon arsyet pse seksi mund të jetë më dhimbje për disa gra

Më: 18 prill 2022 Në ora: 11:04
Ilustrim

Marrëdhëniet seksuale supozohet të jenë një përvojë e këndshme, por fatkeqësisht për disa gra mund të jetë përvojë  me dhimbje, duke e bërë takimin jashtëzakonisht të pakëndshëm.

Eksperti i shëndetit seksual, Siyamak Saleh tregon arsye të shumta shëndetësore që mund ta bëjnë të pakëndshëm seksin.

Sipas tij, një nga shkaqet kryesore të seksit të dhimbshëm për gratë është spazma vaginale, e njohur edhe si vaginismus.

Vaginismus është shtrëngimi i pavullnetshëm i muskujve rreth vaginës sa herë që tentohet depërtimi, shkruan The Sun.

Ky problem mund të prishë plotësisht jetën seksuale të një gruaje dhe të bëjë që ajo të humbasë çdo besim në dhomën e gjumit.

Shkaku i dytë i dhimbjes, sipas ekspertit mund të jetë për shkak të infeksioneve të ndryshme.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme mund të jenë shumë serioze, aq sa të shkaktojnë edhe  infertilitet.

Saleh shpjegoi se arsyeja tjetër që mund t’iu bëjë të përjetoni dhimbje gjatë seksit është tharja vaginale, e cila sipas tij ndodh shpesh te femrat që janë në menopauzë.

Kjo thatësi mund ta bëjë seksin të vështirë për t’u shijuar pasi nuk ka lubrifikant.

Ndryshe, ai bëri të ditur se arsyet e tjera të dhimbjeve gjatë seksit, mund të jenë për shkak të sëmundjeve të ndryshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat