Google lançon Android Auto për Shqipërinë

Shkencë & Teknologji

Google lançon Android Auto për Shqipërinë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 18:23
Android Auto

Android Auto, softueri i Google për makinat, do të zgjerohet në disa vende të botës, konkretisht 36 prej tyre ku përfshihet edhe Shqipëria dhe Maqedonia.

Efektivisht Google dyfishon numrin e vendeve ku konsumatorët mund të aksesojnë Android Auto. Është një sinjal se kompania beson tek e ardhmja e Android tek makinat.

Në versionin e fundit sistemit operativ, Android 11, kompania do të lejojë çdo përdorues smartfonësh të lidhet me Android përmes teknologjisë Wi-Fi 5Ghz.

Kështu makina duhet të ketë një teknologji Wi-Fi 5Ghz. Google gjithashtu po bashkëpunon me prodhues makinash për të implementuar Android Auto që nga fabrika.

Një marrëveshje me Volvo dhe Audi do të shohë modelet e fundit të këtyre makinave me këtë program.

Lista e vendeve

Evropa: Shqipëri, Maqedoni, Bosnje Hercegovinë, Serbi, Rumani, Greqi, Hungari, Estoni, Moldavi, Maltë, Lituani, Luksembug, Letoni, Armeni, Bjellorusi, Ukrainë, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Holandë, Norvegji, suedi, Portugali, Poloni, Belgjikë, Finlandë dhe Islandë.

Azia: Turqi, Tajlandë dhe Indonezi

Afrika: Angola dhe Bostvan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat