Vendoset flamuri kinez në Hënë

Shkencë & Teknologji

Vendoset flamuri kinez në Hënë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 18:48
Flamuri kinez në Hënë

Kina ka vënë flamurin e vet në Hënë, pas më shumë se 50 vjetësh pasi SHBA-sa së pari e kishte vënë flamurin amerikan.

Fotografi nga Administrata Kombëtare e Hapësirës së Kinës ka treguar flamurin kinez të ngulur në sipërfaqen e Hënës pa u valëvitur.

Këto fotografi janë bërë nga anija kozmike kineze para se të ikte me gurët nga Hëna që kishte marrë nga atje, shkruan BBC.

SHBA-ja kishte vendosur flamurin gjatë misionit të quajtur Apollo 11 në vitin 1969. Pesë flamurë të tjerë amerikanë janë vënë nga misionet tjera deri në vitin 1972.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat