Planet e Apple rrezikojnë seriozisht dominimin e Intel

Shkencë & Teknologji

Planet e Apple rrezikojnë seriozisht dominimin e Intel

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Apple raportohet se është duke zhvilluar një numër çipesh me numër të ndryshëm bërthamash krahas procesorin M1 që debutoi një muaj më parë në MacBook Air, MacBook Pro dhe Mac mini.

Sipas Bloomberg, çipet e reja kanë dizajne me 20 bërthama procesorike, 16 të fuqisë lartë dhe 4 të fuqisë së ulët të cilët do të implementohen tek iMac dhe MacBook Pro e fuqishëm të vitit të ardhshëm.

Por nuk ndalon këtu sepse kompania është duke ndërtuar edhe një version me 32 bërthama të rangut të lartë i cili do të bëhet procesori i parë Apple që implementohet tek desktopët profesionalë Mac Pro.

Apple M1, procesori aktual ka katër bërthama të performancës së lartë dhe katër të performancës së ulët. Gjithashtu ka 7 ose 8 bërthama të dedikuar grafike në varësi të modelit të Mac.

Çipet që do të pasojnë këtë procesor, mund të kenë 12 deri në 16 bërthama tha Bloomberg. Sidoqë e ardhmja të provojë, një gjë është e sigurtë se Apple mund ti japë një konkurrencë të fortë gjigantit Intel me të cilin ka bashkëpunuar prej dekadash.

M1 është lavdëruar për performancën e lartë dhe konsumin e ulët të energjisë krahasuar me procesorët Intel. Sa i përket performancës grafike, Bloomberg thotë se Apple madje ka në zhvillim edhe dizajne me 64 dhe 128 bërthama duke konkurruar me më të mirën e grafikave Nvidia dhe AMD.

Gjithësesi këto dizajne nuk do të materializohen deri në 2021 ose 2022. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat