Firma lider e sigurisë kibernetike hakohet me teknika që nuk i ka hasur kurrë më parë

Shkencë & Teknologji

Firma lider e sigurisë kibernetike hakohet me teknika që nuk i ka hasur kurrë më parë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Firma Amerikane e sigurisë kibernetike FireEye është goditur nga një sulm kibernetik i sofistikuar dhe beson e ka ardhur nga hakera me mbështetje shtetërore.

Në një postim në blog, CEO Kevin Mandia tha se mjetet e kompanisë përdorur për testimet e sigurisë së konsumatorëve janë vjedhur.

“Sulmuesi ishte në kërkim të informacioneve që kishin të bënin me disa konsumatorë shtetërore,” shkruante ai. Por kompania nuk specifikoi se kush mund të ketë qenë pas sulmit.

Vetë firma dhe FBI po hetojnë hakimin. “Bazuar në 25 vite eksperiencë nga ana ime besoj se kemi të bëjmë me një sulm nga një vend i botës me fuqi të mëdha hakimi,” vijoi Ai.

Sulmi sipas tij ishte ndryshe nga dhjetëra mijëra incidente që FireEye ju është përgjigjur. “Ata kanë përdorur teknika që nuk i kemi hasur kurrë më parë përfshirë edhe partnerët tanë,” shkruante në blog.

FireEye u themelua në 2004 në Kaliforni. Është kompani e specializuar në hetimin e sulmeve kibernetike kundër kompanive në mbarë botën. Është një prej firmave me rritjen më të shpejtë në industri.

CEO i kompanisë nisi karrierën e tij në Forcat Ajrore Amerikane ku hetoi sulmin e parë madhor kibernetik ndaj sekreteve shtetërore të vendit nga një vend tjetër. Në atë rast ishin Rusët që e bënë dhe pavarësisht se Kevin Mandia nuk drejton gishtin ndaj dikujt, Rusia mund të jetë edhe pas këtij sulmi.

FireEye shihet si mbrojtja e fundit nga kompanitë dhe qeveritë e vendeve në mbarë botën nga hakimi. Dhe kur kjo mburojë hakohet vetë, alarmi ngrihet në mbarë industrinë dhe ekspertët e sigurisë kibernetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat