Google Maps tregon qendrat e vaksinimit

Shkencë & Teknologji

Google Maps tregon qendrat e vaksinimit

Më: 27 janar 2021 Në ora: 14:44
Google Maps

Vaksina e Covid-19 ka filluar të ofrohet në mbarë botën. Megjithatë një shqetësim për njerëzit ka qenë se ku janë qendrat e vaksinimit.

Për këtë ka menduar Google dhe vendosur të tregojë qendrat e vaksinimit në Google Maps dhe Google Search.

Vaksina mbetet shpresa kryesore për ti dhënë fund pandemisë së Covid-19. Në një postim në blog CEO i Google Sundar Pichai kishte thënë se kompania planifikon të ndihmojë në ofrimin e vaksinën por edhe 150 milionë dollarë për promovimin e saj duke e bërë më të thjeshtë gjetjen e saj lokalisht.

Opsioni i ri i në Google Maps dhe Search do të jetë i disponueshëm fillimisht në mëse 40 vende të botës. Vende të tjera do të shtohen në javët në vijim.

Sipas motorit të kërkimit, kërkimet rreth vaksinës janë 5-fishuar që nga fillimi i 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat