Trendet e fundit të Energjisë Dixhitale

Shkencë & Teknologji

Trendet e fundit të Energjisë Dixhitale

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 17:31
Dixhitale

Në një konferencë mediatike mbi “Top 10 Trendet e Energjisë Dixhitale” e cila u organizua së fundmi përmes një platforme virtuale nga gjiganti i teknologjisë Huawei, u publikuan trendet e ardhshme të energjisë dixhitale.

Drejtuesi i këtij sektori për Huawei, Zhou Taoyuan, parashikoi se ndër trendet kryesore të energjisë dixhitale janë: Dixhitalizimi i energjisë, Energjia e Gjelbër për të Gjithë, Arkitektura efikase E2E, Rritja e inteligjencës artificiale, thjeshtësia, shpejtësia e karikimit, siguria, besueshmëria etj.

Dixhitalizimi i energjisë është një trend i pashmangshëm. Integrimi novator i teknologjive dixhitale dhe energjisë, mundëson menaxhim inteligjent të gjenerimit, transmetimit, shpërndarjes, ruajtjes dhe konsumit të energjisë, duke përmirësuar ndjeshëm efikasitetin.

Në epokën dixhitale të një bote inteligjente e plotësisht të lidhur, energjia, e cila është themeli i infrastrukturës dixhitale, po përjeton një transformim për tu përshtatur me ndryshimet e zhvillimit të botës dixhitale.

Ndryshimet klimatike po ashtu janë kthyer në shqetësime serioze për gjithë botën. Komuniteti ndërkombëtar ka bashkëpunuar për ti luftuar këto ndyshime dhe sot më shumë se 110 vende synojnë neutralitetin e karbonit. Është e rëndësishme të modernizohet infrastruktura e energjisë dhe të përshpejtohet transformimi nga energjia fosile në energjinë e rinovueshme.

Energjia e gjelbër gjithashtu mund të ndihmojë industrinë e TIK-ut të ulë emetimet e karbonit. Në të ardhmen, Huawei do të ndërtojë një “rrjet me karbon zero” dhe “qendra të të dhënave me karbon zero”.

Mësohet se Huawei është angazhuar thellë në fushën e energjisë për shumë vite. Duke integruar elektronikën e energjisë dhe teknologjitë dixhitale, Huawei mund të arrijë prodhimin e energjisë së gjelbër dhe konsumin efikas të energjisë, i cili mund të nxisë transformimin dixhital dhe zhvillimin e ekonomisë dixhitale. Huawei mbështet idenë që ne duhet të përdorim perspektivën më të fundit për të sqaruar kontekstin e zhvillimit të energjisë dhe për të vendosur ndërtimin e energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat