Tesla blen 1.5 miliardë dollarë Bitcoin

Shkencë & Teknologji

Tesla blen 1.5 miliardë dollarë Bitcoin

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 16:30
Lëvizja e Tesla

Tesla lajmëroi ditën e Hënë se ka blerë 1.5 miliardë dollarë në bitcoin. Në një aplikim pranë Komisionit të Bursave dhe Letrave me Vlerë në Shtetet e Bashkuara, kompania tha se ka blerë bitcoinët për të difersifikuar dhe rritur fitimet në cash.

Kompania gjithashtu tha se do të pranonte pagesa në bitcoin në këmbim të produkteve të saj. Kështu Tesla do të bëhej prodhuesi i parë i makinave në botë që pranon pagesa në bitcoin.

Lëvizja e Tesla në bitcoin përfaqëson një prej investimeve të saj më të mëdha. Aktualisht Tesla ka 19 miliardë dollarë në kesh. Gjithashtu menjëherë u ngritën pyetje në lidhje me sjelljen e fundit të Elon Musk në Twitter të cilat kanë ndikuar në rritjen e vlerës së bitcoin por edhe kriptomonedhave të tjera alternative si dogecoin.

Dy javë më parë miliarderi shtoi në profilin e tij në Twitter hashtagun #bitcoin duke rritur vlerën e këtij të fundit me 20%. Menjëherë pas lajmit të Tesla vlera e bitcoin shkoi në 44,200 dollarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat